Gjendet mesazhi në shishe i shkruajtur në vitin 1938, ja çfarë shkruhej në letër (Foto)

Publikuar tek: bota, më 16:28 22-02-2020 Gjendet mesazhi në shishe i shkruajtur në vitin 1938, ja çfarë shkruhej në letër (Foto) Nigell Hill

Një mesazh në shishe ku i kërkohej personit që do e gjente që të ‘komunikonte me një fotograf’, është gjetur rreth 82 vite pasi u hodh në det.  

Nigel Hill, 55 vjeç, e gjeti shishen në Bel Royal, në kanalin ishullor të Xhersit, të martën. Hill ishte duke shëtitur qenin e tij kur u surprizua nga gjetja e këtij mesazhi.

shihja2.jpg

Letra ishte e firmosur nga John Stapleford dhe mban datën 5 shtator 1938. Në letër i kërkohej atij që e gjente që të ‘komunikonte me një fotograf’ 245 milje në Barnet, Hertfordshire.

letra_copy.jpg

Hill punësoi një kërkues që të gjente personin që e ka shkruajtur letrën.

“Po ecja dhe pashë shishen, m'u duk interesante dhe doja të lexoja shkrimin brenda. Fatkeqësisht m'u desh ta thyeja shishen që të nxirrja letrën”, tha Hill.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077979564666748
array(1) { ["section"]=> string(91) "gjendet-mesazhi-ne-shishe-i-shkruajtur-ne-vitin-1938-ja-cfare-shkruhej-ne-leter-foto-196090" }