Gjendet në Southend-on-Sea, Essex, ekuivalenti britanik i varrit të Faraonit të Egjiptit, Tutankhamonit

Publikuar tek: kulture-art, më 12:37 09-05-2019 Gjendet në Southend-on-Sea, Essex, ekuivalenti britanik i varrit të Faraonit të Egjiptit, Tutankhamonit

Një dhomë varrimi anglo-saksone e gjetur në një kodrinë me bar pranë një rruge është etiketuar si ekuivalenti britanik i varrit të Faraonit të Egjiptit, Tutankhamonit.

 

Një grup specialistësh arkeologë, sot bënë publike të dhënat përfundimtare të një pune të gjatë hulumtuese të vendvarrimit të një burri të pasur dhe të fuqishëm anglosakson, që gjendet në Prittlewell në Southend-on-Sea, Essex. Dhoma e varrimit u zbulua për shkak të një propozimi për zgjerimin e rruge që kalonte aty pranë kodrinës. Ajo u gërmua plotësisht dhe hulumtimi u ndërmor nga ekspertë në një sërë fushash, duke përfshirë specialistë të artit anglo-sakson të lyerjes së drurit në lashtësi, shkencës, tokës dhe inxhinierë.

Kur u zbulua për herë të parë në vitin 2003, gjithçka ishte e paprekur nga kjo dhomë-varr. Vetëm pas 16 vitesh punë dhe ngulm nga më shumë se 40 specialistë, bëhet e mundur të shfaqet një panoramë e plotë dhe e detajuar e këtij zbulimi, shkruan “The guardian”.

Sophie Jackson, drejtoreshë e kërkimeve në Muzeun e Arkeologjisë në Londër (Mola), tha se ky varr mund të konsiderohej si si ekuivalenti britanik i varrit të Tutankhamonit të famshëm, edhe pse ai është ndryshëm në shumë aspekte.

Sipas saj kjo arritje "Ishte një nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike që kemi bërë në këtë vend në 50 deri në 60 vitet e fundit".

Mbetjet e një gote pijesh prej druri me qafë prej ari të punuar dhe dizejnuar bukur, në testin e bërë me karbon, nxjerr me saktësi kohën kur ky objekt i perkët dhe varri gjithashtu.

Hulumtimi zbulon edhe objekte të tjera të fshehura më parë. Ajo paraqet një pamje të asaj, se si u ndërtua dhoma dhe ofron dëshmi të reja, se si Essex-i anglo-sakson ishte një paraprirës i kulturës, fesë dhe shkëmbimit, në raport me vendet e tjera në të gjithë Detin e Veriut.

Zbulimi arrin të gjej edhe një emër të mundshëm të personit, të cilit i përkiste ky nderim, ky varr, i cili natyrisht që ishte një figurë e fuqishme anglo-saksone.

Fillimisht, sugjerimi i preferuar ishte që ky varr t’i përkiste një mbret të Saksonëve Lindorë, të quajtur Saebert, bir i Sledd. Por ai vdiq rreth 616 dhe vërtetimet shkencore pretendojnë se varrimi i përkiste një datimi tjetër, përafërsisht fundit të shekullit të 6-të, rreth vitit 580.

Kjo do të thotë se mund të jetë vëllai i vogël Saebert, Seaxa, edhe pse, të dhënat që ofrohen nga mbetjet e gjetura trupore, vetëm pak fragmente të vogla të smaltit të dhëmbëve të tij, është e pamundur të dilet në një përfundim të saktë rreth përkatësisë së personit.

Sipas, Sue Hirst, eksperti i varrimit anglo-sakson në Mola, ky datim ishte shumë më i hershme për kohën që i përket përhapja së krishterimit në Angli, ardhur përpara misionit të Augustinit, periudhë së cilës i përket largimit të popullatës nga paganizmi.

Por kjo mund të ketë shpjegim, sepse nëna e Seaxës, Ricula, ishte motra e mbretit Ethelbert të Kentit, i cili ishte i martuar me një princeshë franceze të quajtur, Bertha. "Ricula do të kishte sjellë njohuri të krishterimit nga motra e saj".

Ripërtëritja e dizajnit të dhomës së varrimit për ekpertët ka qenë e vështirë për shkak se trungjet origjina, me të cilët është strukturuar kanë rënë, duke lënë vetëm shenja të një përafrie të ndërtimit. Gjithsesi, vendosmërinë për t’ia dalë nuk e ka nënshtruar kjo vështirësi.

Ekipi i Mola vlerëson se në ndërtimin e kësaj dhome varri kanë punuar mesatarisht, 20 deri në 25 burra, për pesë ose gjashtë ditë, në grupe të ndryshme. Për të siguruar lëndën drusore është nevojitur prerja e të paktën 13 pemëve lisi.

"Sigurisht që ka qenë një përpjekje e rëndësishme komunale", ka thënë për “The guardian”, Jackson. "Duhet ta shihni këtë dhomë varrimi si një pjesë të teatrit. Ai po dërgon një mesazh shumë të fortë për njerëzit që vijnë dhe shikojnë”. Ajo thotë "ne jemi njerëz shumë të rëndësishëm dhe po varrosim një nga njerëzit tanë më të rëndësishëm".

Objektet e identifikuara në varr përfshijnë një lyre prej druri - instrumenti më i rëndësishëm me litar i botës së lashtë - i cili ishte shpërbërë pothuajse krejtësisht, përveç fragmenteve të drurit dhe pajisjeve metalike që i kanë rezistuar kohës.

Të gjithë zbulimet e reja do të publikohen në një shfaqjeje të shumëpritur dhe të përhershme, të objekteve të varrimit të princit Prittleëell në Muzeun Qendror të Southend. Ky ekspozim për publikun hapet të shtunën, dhe objektet që do të jenë të reja për të interesuarit në rrip i artë, një flamur bizantin, enë xhami me ngjyrë, një bri me zbukurime të bollshme dhe një tas zbukurues dekorativ. Njerëzit gjithashtu do të jenë në gjendje të eksplorojnë dhomën e varrimit në internet në www.prittlewellprincelyburial.org .

"Ajo që me të vërtetë na thotë," shprehet Hirst, "është se njerëzit në Essex, në mbretërinë e Saksonëve Lindorë, në këtë kohë, janë me të vërtetë në ballë të ndryshimeve politike dhe fetare që po ndodhnin".

Përgatiti: Albert Vataj

60341243_10218646723790224_7547304329976217600_n.jpg59876714_10218646723550218_5771314354985107456_n.jpg60254755_10218646723350213_3114337698941239296_o.jpg59775955_10218646722910202_5476857526089678848_n.jpg60034390_10218646722270186_208146218382000128_o.jpg59792495_10218646721710172_3598984024825004032_o.jpg60218360_10218646721070156_7785530901571567616_o.jpg

 

60224047_10218646724590244_3830693584844095488_o.jpg60069493_10218646724390239_655416665114148864_o.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025285959243774
array(1) { ["section"]=> string(107) "gjendet-ne-southend-on-sea-essex-ekuivalenti-britanik-i-varrit-te-faraonit-te-egjiptit-tutankhamonit-163576" }