Gjendet nga disa gjimnazistë kufoma e dekompozuar e një shqiptari në pyll

Publikuar tek: aktualitet, më 13:31 05-04-2017 Gjendet nga disa gjimnazistë kufoma e dekompozuar e një shqiptari në pyll

Një shqiptar është gjendur i groposur në malin Eupilio në territorin e komunës Comasco në provincën e Komos. Ai është ekzekutuar me dy plumba në kokë dhe me pas është zhveshur.

Kufoma e 39 vjeçarit e dekompozuar është gjetur të dielën e 2 prillit, nga disa gjimnazistë të cilët ishin të angazhuar vullnetarisht për të pastruar pyllin. Fëmijët janë shokuar kur kanë parë flokët dhe kanë njoftuar prindërit e mësuesit dhe më pas i janë drejtuar policisë. Autopsia dhe shenjat e gishtave kanë ndihmuar në identifikimin e tij.

Ai është Besnik  Mataj, 39 vjeç shqiptar, me precedent të mëparshëm në fushën e drogës.

Është sqaruar dhe shkaku i vdekjes:  39 vjeçari është qëlluar me dy plumba pistoletë në kokë në një distancë të afërt dhe ekzekutimi i tij mund të ketë lidhje me pazare në trafikun e drogës. Mendohet se ekzekutimi është kryer diku tjetër, ku më pas autorët e kanë transportuar kufomën në pyll për ta varrosur ne mënyrë që të humbnin gjurmët.

Mediat italiane thonë, se vrasja e tij mund të ketë ndodhur një muaj më parë ose disa javë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Masakër mjedisore në Durrës, tonelata me ujëra të zeza shkarkohen në det
Zbulohet djali i deputetit shqiptar që u kap me drogë në Angli, kokaina e zbuluar kapte vlerën 2 milion paund »
Article Logic
Execution time: 0.011903047561646
array(1) { ["section"]=> string(79) "gjendet-nga-disa-gjimnaziste-kufoma-e-dekompozuar-e-nje-shqiptari-ne-pyll-74186" }