Gjendet ngarkesa e kanabisit që do transportohej me gomonen e malazezëve

Publikuar tek: barometri, më 07:14 08-01-2018 Gjendet ngarkesa e kanabisit që do transportohej me gomonen e malazezëve

Ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme operacioni i uniformave blu në Karaburun të Vlorës, nga ku u nis dy ditë më parë një gomone me tre shtetas malazezë.

Policia ka arritur të gjejë sot ngarkesën e dyshuar të kanabisit që do të transportohej me këtë gomone, por pasi u pikas nga policia vendase, u braktis buzë detit. Plot 456.9 kilogram kanabis e ndarë në 21 pako.

Pak minuta më parë në një njoftim për shtyp, policia e Vlorës ka bërë bilancin e operacionit duke bërë publike detajet:

Vijon operacioni antikanabis në zonën e Gadishullit të Karaburunit  pas kapjes së gomones që dyshohet se tentoi të trafikonte lëndë narkotike.

Gjatë operacionit antikanabis, ku në ujrat territoriale të Gadishullit të Karaburunit u pikas gomonia me 3 shtetas malazezë në bord dhe pas 24 orë ndjekje në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcën, Helikopterin e FA, QNOD, GdF në Shqipëri e Itali të koordinuar nga Zyrat reciproke Ndërlidhëse të policive, si edhe me Policinë, Marinen Ushtarake e Rojen Bregdetare të Malit të Zi, u kap me 3 shtetas malazezë në bord, njoftojmë se:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP.Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë dhe GdF  kanë vijuar kontrollet në zonën e Karaburunit ku dy ditë më parë u pikas gomonia, dhe u gjetën 28 kg Cannabis Sativa.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat e DVP Vlorë u lokalizua vendi në të cilën ishte fshehur pjesa tjetër e lëndës narkotike që do të trafikohej.

Në Bristan u sekuestrua sot edhe 456.9 kg Cannabis Sativa, në 21 pako.

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Policinë e Malit të Zi janë duke kryer veprime hetimore ndaj shtetasve E.K., M.S., R.M., (shtetas malazez), dhe G.M., L.H., e J.M., (shtetas shqiptar), me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të kesaj veprimtarie kriminale.

Materialet hetimore do t'i referohen Prokurorisë për veprën Penale ''Trafikimi i narkotikëve''.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025274991989136
array(1) { ["section"]=> string(79) "gjendet-ngarkesa-e-kanabisit-qe-do-transportohej-me-gomonen-e-malazezeve-105790" }