Gjendet një gomone 9 metra e gjatë në një magazinë në Pyllin e Sodës, Vlorë. Gomonia dyshohet se do përdorej për trafik të lëndëve narkotike.
Hetuesit kanë vënë re se gomones i janë ndryshuar të dhënat dhe motorët ( i janë vendosur 2 motorë me 350 kuaj fuqi) duke u modifikuar për të përballuar det deri në 8 ballë.
Pronar i gomones është një 30 vjeçar i cili po hetohet në gjendje të lirë ndërsa policia vijon kontrollet në zonën përreth.