Gjendet një person i shkrumbuar në makinë në Greqi, dyshohet ish-zyrtar

Publikuar tek: bota, më 08:06 03-04-2019 Gjendet një person i shkrumbuar në makinë në Greqi, dyshohet ish-zyrtar

Një person u gjet i djegur në një makinë të shkrumbuar nga flakët në zonën e Fokidës, në Greqi.

Sipas mediave greke makina tip 'Peugeot'  dyshohet se është në pronësi të një 60-vjeçari nga Amfissa, një ish-zyrtar i burgut.

Megjithatë, ende nuk është konstatuar nëse pronari i makinës eshte i njëjti person me atë që që u gjet i djegur.

Pritet që të identifikohet kufoma ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011413812637329
array(1) { ["section"]=> string(77) "gjendet-nje-person-i-shkrumbuar-ne-makine-ne-greqi-dyshohet-ish-zyrtar-158981" }