Gjendet i vdekur një person në orët e vona të natës së mbrëmshme.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Halilaj në Lushnjë, rreth orës 23:40. Sipas të dhënave paraprake të policisë, është gjetur i mbytur një 71-vjeçar , i cili mendohet se ka rënë aksidentalisht në kanal me biçikletë.
“Në datën 22.02.2018, rreth orës 23:40, në fshatin Halilaj, është gjetur nga familjarët në kanalin me ujë shtetasi T.B, 71 vjeç, i cili nga hetimet paraprake rezulton të ketë rënë nga biçikleta dhe është mbytur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, sqaron zyrtarisht policia.