Një trupi i pajetë është gjetur pak më parë tek Liqeni Artificial në Tiranë.
Burime të policisë bëjnë me dije se trupi i pajetë është identifikuar si i shtetasit me iniciale E. R 50-vjeç.
Nga informacionet paraprake mësohet se rreth orës 11:20 policia ishte njoftuar nga kalimtarët se një person po tentonte të futej në liqen, por kur kanë shkuar kanë gjetur trupin e pajetë në afërsi të Digës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.