Një tjetër tenxhere me para është gjetur nga policia në kuadër të aksionit “Patriot”. Tenxherja është gjetur në Bathore, pranë shtëpisë së Admir Çerpjes.
Çerpja u arrestua nga policia si i dyshuar për grabitjet e dy bankave në dhjetor të 2015-ës dhe shkurt të 2017-ës, në rrugën e Rinasit.
Deri më tani policia ka njoftuar për zbulimin e disa tenxhereve me para në shtëpitë e të akuzuarve, por nuk ka bërë të ditur shumën.