Gjendet një trup i pajetë në brenda terminalit të Portit në Durrës, dyshimet e para

Publikuar tek: aktualitet, më 08:12 10-07-2020 Gjendet një trup i pajetë në brenda terminalit të Portit në Durrës, dyshimet e para FotoArkive: Porti i Durresit

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm në Durrës, brenda rrethimit të Portit.

Sipas informacioneve paraprake, trupi që i përket një personi të seksit mashkull është gjetur në kalatat e Portit të Durrësit, ndërsa identiteti nuk bëhet ende i ditur. Policia dyshon se viktima ëhstë një emigrant nga Siria ose nga Afrika.

Grupi i hetimit ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbuluar identitetin e viktimës dhe shkakun e vdekjes.

Durrës/Informacion paraprak.

Më datë 10.07.2020, rreth orës 07:45, në akuariumin  e portit, është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, i dekompozuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe për zbardhjen e ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009835958480835
array(1) { ["section"]=> string(89) "gjendet-nje-trup-i-pajete-ne-brenda-terminalit-te-portit-ne-durres-dyshimet-e-para-213397" }