Një 40 vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në zonën e Freskut në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muhamet Deliu” dhe sipas informacioneve bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.S.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe nga hetimet e para rezulton se vdekja ka ardhur si pasojë e një overdoze e arritur nga përdorimi i lëndëve narkotike.
Dokumentacionet e çështjes i kanë kaluar Prokurorisë, për hetime të mëtejshme.