Gjendet “Salvator Mundi”

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:30 19-01-2021 Gjendet “Salvator Mundi”

Një pikturë e shekullit XVI, kopje e pikturës më të shtrenjtë në botë “Salvator Mundi”, e Leonardo Da Vinçit, është gjetur nga Policia në një apartament në Napoli.

Vepra artistike, e cila me gjasë ishte pikturuar nga një prej studentëve të mjeshtrit të Rilindjes, u zbulua në një apartament në Napoli, ndërsa pronari 36-vjeçar u mor në paraburgim nën dyshimin për vjedhjen e pikturës nga muzeu i qytetit.

Piktura e Da Vinçit, është një kopje e portretizimit të famshëm të Jezu Krishtit, me njërën dorë të ngritur për bekim dhe tjetrën duke mbajtur një rruzull kristali. Gjatë jetë së tij, u realizuan shumë kopje të kësaj vepre nga ndihmësit dhe nxënësit e piktorit, shkruan CNN.

Megjithëse nuk dihet se kush e krijoi këtë "Salvator Mundi" të veçantë, mendohet se ajo është pikturuar në fund të viteve 1510 nga dikush nga punëtoria e artistit. Besohet se piktura u krijua në Romë përpara se të sillej në Napoli nga Giovanni Antonio Muscettola, një i dërguar dhe këshilltar i Perandorit të Shenjtë Romak, Charles V.

"Salvator Mundi" origjinale e Leonardo Da Vinçit, bëri histori në 2017 kur u shit për 450.3 milion dollarë në Christie's në New York. Pasi u hodh poshtë si një kopje, ajo u shit në Mbretërinë e Bashkuar për vetëm 45 £ (61 dollarë) në vitet 1950.

http___cdn.cnn.com_cnnnext_dam_assets_210118222849-02-salvator-mundi.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arbenita Ismajli publikon foton, ja si e pret Feron kur ai shkon për ta takuar
»
Article Logic
Execution time: 0.013274908065796
array(1) { ["section"]=> string(29) "gjendet-salvator-mundi-235579" }