Gjendet trupi i parë i pajetë i një pasagjeri të avionit që u rrëzua në Detin e Zi, dyshohet për gabim të pilotit

Publikuar tek: bota, më 10:02 25-12-2016 Gjendet trupi i parë i pajetë i një pasagjeri të avionit që u rrëzua në Detin e Zi, dyshohet për gabim të pilotit

Është gjetur trupi i parë i pajetë i njërit prej pasagjerëve të cilët udhëtonin me avionin ushtarak drejt Sirisë.

 Avioni rus i llojit Tu­-154 është rrëzuar ditën e sotme në Detin e Zi, 20 minuta pasi u ngjit në fluturim për në Siri. Sipas “Russian Today”, avioni kishte në bord 75 muzikantë të asamblit të ushtrisë, 9 gazetarë dhe 8 pjesëtarë të ekuipazhit.

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar në zonën ku u rrëzua avioni, raportojnë mediat ruse. 

 Mësohet se ai do të udhëtonte drejt provincës siriane të Latikës. Avioni u nis nga Soçi tha një burim i Ministrisë së Mbrojtjes në Rusi.

Po kështu, mediat ruse thonë se dyshohet se avioni është rrëzuar për shkak të gabimit të pilotit, ose prej një defekti teknik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.17693710327148
array(1) { ["section"]=> string(118) "gjendet-trupi-i-pare-i-pajete-i-nje-pasagjeri-te-avionit-qe-u-rrezua-ne-detin-e-zi-dyshohet-per-gabim-te-pilotit-63694" }