Gjendja e rëndë nga Covid-19, Manastirliu paralajmëron hapjen e spitalit të dytë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:59 13-07-2020 Gjendja e rëndë nga Covid-19, Manastirliu paralajmëron hapjen e spitalit të dytë

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se ka nisur përgatitja për të kthyer Sanatoriumin në spital të Covid 2.

Manastirliu është shprehur se për shkak të rritjeve të numrit me të infektuar po merren masa duke e kthyer spitalin “Shefqet Ndroqin”, në Covid-2.

Sakaq, Manastirliu edhe një herë i ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë masat.

Postimi i Manastirliut:

Në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku kanë nisur përgatitjet për t’u kthyer në spital COVID2, nisur nga fluksi i shtuar i pacientëve të prekur nga COVID19.

Po forcojmë kapacitetet spitalore edhe në terapinë intensive, për të përballuar numrin në rritje të të prekurve. Stafet mjekësore janë në gatishmëri por një thirrje për çdo qytetar për respektimin e rregullave:

1.Mbani distancën

2.Vendoseni maskën

3.Ruani higjienën personale dhe kolektive

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013254880905151
array(1) { ["section"]=> string(86) "gjendja-e-rende-nga-covid-19-manastirliu-paralajmeron-hapjen-e-spitalit-te-dyte-213719" }