Kombëtarja U-21 e Shqipërisë ka nisur grumbullimin për ndeshjet miqësore që do ketë kundër Bosnje Hercegovines dhe Bjellorusisë.
Por duket se ky ka qenë grumbullimi më i vështirë për të. Ai e mori ftesën për të qenë pjesë e kuqezinjve në një moment të rënduar psikologjik kur Vllaznia ishte e rënë nga Superligë. Për këtë arsye, Krymi e ka refuzuar fillimisht ftesën e Bushit. Është dashur ndërhyrja e trajnerëve dhe e drejtuesve të kombëtares që të arrinin t’ia prishnin mendjen Krymit.
Ai do jetë pjesë e kombëtares në ndeshjet e rradhës. Mesfushori ishte një nga ata që u përlot në ndeshjen fundit kundër Skënderbeut ku edhe Vllaznia zyrtarizoi rënien. Ai ka qenë një nga ata që e ka ndjerë më së shumti dhe një nga ata që ka marrë përgjegjësi për këtë dështim të ekipit shkodran.