“Gjëndja është katastrofale”, Ylli Rakipi shpërthen keq ndaj konspiracionistëve: Kanë dalë të çmendurit e thonë do na fusin vaksinën, njeriu do bëhet 10 metra

Publikuar tek: aktualitet, më 21:47 06-07-2020 “Gjëndja është katastrofale”, Ylli Rakipi shpërthen keq ndaj konspiracionistëve: Kanë dalë të çmendurit e thonë do na fusin vaksinën, njeriu do bëhet 10 metra Gazetari Ylli Rakipi

Gazetari Ylli Rakipi reagon ashpër ndaj të gjithë personave që dalin në televizionet kombëtare në vend dhe u drejtohen njerëzve duke u thënë se koronavirusi nuk ekziston, ndërsa nuk frenohen aspak as me teoritë e tyre.

“Janë mbledhur të çmendurit e Shqipërisë dhe thonë, që do na bëjnë vaksinë dhe do na fusin çipin dhe njeriu do të bëhet 10 metra i gjatë… Këto i thonë në televizionet kombëtare të vendit. Në një vend tjetër, shkon në burg për këtë lloj propagande. Edhe televizioni penalizohet, por edhe i çmenduri shkon në çmendinë, aty ku e ka vendin”, u shpreh Rakipi në emisionin Në fokus, TV T.

Më tej, gazetari ka thënë se gjendja në vend është katastrofale sepse pikërisht personat që ai citon më sipër, dalin në televizion dhe thonë që koronavirusi nuk ekziston.

“Këtu gjendja është katastrofale. Ky është terrōrìzēm, që dalin njerëz në televizione kombëtare dhe thonë nuk ka koronavirus. Këta të çmendur i kanë mbushur mendjen një pjese të njerëzve. E gjithë kjo propagandë del në televizionet kryesore të vendit dhe kjo nuk ndalohet. Një shtet i pafuqishëm, për të kryer edhe veprimet më të rëndomta. Këta i bëjnë dëm, një pjese të madhe të popullësisë, që i dinë të vërteta të gjitha këto gjëra”, shtoi ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010128974914551
array(1) { ["section"]=> string(160) "gjendja-eshte-katastrofale-ylli-rakipi-shperthen-keq-ndaj-konspiracionisteve-kane-dale-te-cmendurit-e-thone-do-na-fusin-vaksinen-njeriu-do-behet-10-metra-213055" }