Gjendja shëndetësore e Schumacerit, mediat franceze: Ish-kampioni i Formula 1 është në Paris për një kurë ‘sekrete’

Publikuar tek: bota, më 21:36 09-09-2019 Gjendja shëndetësore e Schumacerit, mediat franceze: Ish-kampioni i Formula 1 është në Paris për një kurë ‘sekrete’ Michael Schumacher

Ish-piloti i Ferrarit në Formula 1, Michael Schumacher, mësohet se është transportuar në spitalin evropian ‘Georges Pompidou’ në Paris për një trajtim mjekësor sekret.

Media franceze ‘Le Parisien’ ka qenë e para që e ka publikuar këtë lajm.

Sipas kësaj medie franceze, ish-piloti gjerman kampion i Formula 1, i cili u plagos rëndë në viton 2013 për shkak të një aksidenti me ski, duhet t’i nënshtrohet një  transfuzioni të qelizave staminale në trup, pasi vetëm kështu në mënyrë do të ketë një reagim sistematik anti-inflamator.

Sipas ‘Le Parisien’ në spitalin ku është shtruar, Schumacher është vizituar sot edhe nga kirurgu ortopedik i famshëm Gerard Saillant. Drejtuesit e spitalit ‘Pompidou’, të kontaktuar nga media franceze, nuk konfirmuan llojin e trajtimit të cilit do t’i nënshtrohet Schumacher, duke u fshehur pas sekretit mjekësor. 

shumaker.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qeveria ‘Conte 2’ merr votëbesimin në parlament, votohet nga 343 deputetë
Kush është Kristalina Georgieva, e vetmja kandidate për shefen e FMN »
Article Logic
Execution time: 0.011105060577393
array(1) { ["section"]=> string(118) "gjendja-shendetesore-e-schumacerit-mediat-franceze-ish-kampioni-i-formula-1-eshte-ne-paris-per-nje-kure-sekrete-177890" }