Gjendje alarmante në Turqi, 500 policë aksion për bastisje në banesa

Publikuar tek: bota, më 10:01 29-12-2017 Gjendje alarmante në Turqi, 500 policë aksion për bastisje në banesa

Pasi u urdhërua shkarkimi i mbi 2.700 punonjësve të administratës, shteti turk ka nisur një tjetër aksion ndaj të dyshuarve për lidhje me organizatat terroriste.

Sipas mediave vendase mësohet se janë arrestuar 29 persona që dyshohen se janë anëtarë të një grupi militant dhe se po veprojnë kundër sigurisë kombëtare në Turqi.

500 policë kanë nisur aksionin për bastisje të vazhdueshme në Stamboll. Sakaq, prokurorët vendas kanë nisur urdhër-arrestime për 46 persona dhe se materialet e gjetura kanë nxjerrë informacione të tjera që të çojnë te të tjerë të dyshuar.

Një ditë më parë është bërë i mundur arrestimi i 120 personave të cilët edhe ata ishin të dyshuar. Turqia do të rrisë numrin e zyrtarëve policorë në detyrë në 37,000 si dhe do të anulojë festimet në publik në disa zona të veçanta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0078690052032471
array(1) { ["section"]=> string(74) "gjendje-alarmante-ne-turqi-500-police-aksion-per-bastisje-ne-banesa-104787" }