Gjendje dramatike në Sarandë: 4 turistë suedezë të bllokuar në mes të detit, policia tenton t'i udhëzojë me telefon

Publikuar tek: aktualitet, më 15:25 11-09-2017 Gjendje dramatike në Sarandë: 4 turistë suedezë të bllokuar në mes të detit, policia tenton t'i udhëzojë me telefon

Lajmi në përditësim...

Gjendje alarmante raportohet jo më pak se 8 kilometra nga qyteti bregdetar i Sarandës, përgjatë Sarandë-Butrint.

Deti është egërsuar së tepërmi si pasojë e motit të keq dhe janë bllokuar katër turistë suedezë. Turistët janë me një mjet lundrues në Manastir, mjeti ka pësuar një defekt në motor, dhe ata kanë kërkuar ndihmën e Policisë Kufitare të Sarandës. Kjo e fundit ka kërkuar ndihmën e Rojes Bregdetare Shqiptare por sakaq bëhet me dije se situata është tejet e vështirë për shkak të dallgëve të detit, shkruan newsbomb.al. Roja Bregdetare e ka të pamundur të shkojë, pasi siç raportohet dallgët kanë arritur 6 ballë dhe brenda gjirit dhe 9 ballë jashtë tij. Aktualisht janë bllokuar të gjitha lëvizjet e mjeteve detare dhe atyre të peshkimit ndërsa policia përmes telefonit  ka instruktuar katër suedezët të cilët më në fund ia kanë dalë të ndezin motorët por ende nuk po shihet të dalin në breg.

Ndërkohë, për ditën e sotme sinoptikanët kanë parashikuar mot të vranët e të shoqëruar në disa zona lokale me rrebeshe shiu, raporton newsbomb.al.

Pas mesditës kur pritet që një sistem vranësirash të vendoset mbi territor duke gjeneruar rrebeshe shiu fillimisht në perëndim dhe gradualisht në gjithë vendin. Nga mbrëmja deri në mesnatë ka shkëputje të përkohshme të shirave por sërish pas mesnatës dhe orët e para të së martës, sjellin shtim të shirave në zonat veriore dhe perëndimore, sqaron meteoalb.

sr.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022269010543823
array(1) { ["section"]=> string(119) "gjendje-dramatike-ne-sarande-4-turiste-suedeze-te-bllokuar-ne-mes-te-detit-policia-tenton-t-i-udhezoje-me-telefon-91948" }