Gjendje e jashtëzakonshme në SHBA, 9 të vdekur nga “snowzilla”

Publikuar tek: bota, më 14:00 23-01-2016 Gjendje e jashtëzakonshme në SHBA, 9 të vdekur nga “snowzilla”

9 persona kanë humbur jetën në SHBA nga rreshjet e dëborës.  Në gjendje të emergjencës ndodhen orët e fundit Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku 9 persona kanë humbur jetën nga moti i keq, i cili është quajtur “snowzilla” nga Uashingtoni.

9 persona janë vrarë duke u përplasur me makinat e tyre në Tenesi, North Carolina dhe Kentucky, ndërsa më shumë se 7.000 fluturime me aeroplanë janë anuluar të premten dhe të shtunën. Në North Carolina më shumë se 100.000 shtëpi kanë mbetur pa drita.

Rreshjet e dëborës kanë detyruar deri tani 10 shtete (Maryland, Virginia, North Carolina, Georgia, Pennsylvania, Delaëare, Neë Jersey, Ëest Virginia, Tennessee dhe Kentucky) të deklarojnë se janë në gjendjen e emergjencës, raporton BBC-ja.

Në Uashington është thyer rekordi i rreshjeve të dëborës, atje ku ka rënë më shumë se 76 centimetër dëborë, ndërsa thuhet se Barack Obama po e sheh situatën nga Shtëpia e Bardhë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.2339301109314
array(1) { ["section"]=> string(65) "gjendje-e-jashtezakonshme-ne-shba-9-te-vdekur-nga-snowzilla-30755" }