Gjeni personalitetin tuaj sipas programeve që shihni në TV, apo edhe librave që lexoni (STUDIMI)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:45 02-10-2016 Gjeni personalitetin tuaj sipas programeve që shihni në TV, apo edhe librave që lexoni (STUDIMI)

Një nga mënyrat më të thjeshta për të matur personalitetin tuaj është edhe pyetja se çfarë programacioni në TV, filma, libra e revista ju kënaqin.

 

A do të preferonit:

a) Show të përditshëm diskutimesh, romanca, gatimi apo religjioni

b) Artet, klasiket, filmat e huaj apo poezine

c) Filmat horror, filmat e kultit apo telenovelat erotike

d) Aksion dhe aventure, thriller, dhe histori spiunesh

e) Lajme, dokumentare dhe jofiction

Nga përgjigjet tuaja del edhe një nga pesë tipologjitë e karakterit që keni.

Nëse preferoni

 a) ju jeni një njeri i zakonshëm

b) estetik

 c) i zymte

d) tronditës

 e) intelektual

Një studim i fundit që është ndërmarrë nga psikologët e Universitetit të Texas duke pyetur 3000 persona doli në përfundimin për lidhje të pafundme të këtyre preferencave për të matur personalitetin tuaj apo edukimin.

Tipat e zakonshëm kanë më pak edukim, janë të varfër në argumentim, por janë edhe të ndjeshëm, të butë dhe të kuptueshëm.

Fansat e “estetikëve” dhe “të zymtë” janë të mirëedukuar dhe shumë të mirë në argumentimin abstrakt.

 Por ndërsa të parë janë më të qetë, të dytët janë provokativë, dhe më të shkujdesshëm.

 Tipat intelektualë janë më të organizuar dhe të vetësigurt deri në pikën sa nuk e kanë qejf bashkëpunimin.

 Ndërkohë që tipat “tronditës, emocionues” janë sikurse thuhet të zotët e vetes, pa karakteristika të qëndrueshme (përveç fatit të të qenurit mashkull) – dhe mospërputhje që mund të jetë emocionuese në të drejtën e vet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026309013366699
array(1) { ["section"]=> string(99) "gjeni-personalitetin-tuaj-sipas-programeve-qe-shihni-ne-tv-apo-edhe-librave-qe-lexoni-studimi-54809" }