Një ndër talentet e zbuluara në spektaklin “Gjeniu i vogël” ishte edhe vogëlushja Marjana Begu.
Marjana vjen nga një familje shumë e varfër në Shkodër dhe kushtet e mjerueshme në të cilat ato jetojnë kanë prekur mijëra zemra.
Familja e saj ka kërkuar ndihmë tek kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi e cila iu premtoi se do t’ju ndërtone një shtëpi.
Marjana dhe familja e saj kanë jetuar në një banesë me qera sepse Ademi iu kishte premtuar se familja e parë që do të ndihmohej do ishte familja Begu, por ky ishte një premtim bosh sepse nuk kanë marë asnjë përgjigje pas shumë letrave që i ka dërguar.