Një ndër talentet e zbuluara në spektaklin “Gjeniu i vogël” ishte edhe vogëlushja Marjana Begu.
Marjana dhe familja e saj jetojnë në kushte të mjerueshme, pa shtëpi dhe nën një strehë të braktisur.
Prej ditësh EKO Mendje ka ndërmarrë përsipër një nisëm për rregullimin e shtëpise së Marjana Begut, fitueses morale në Gjenin e Vogël.
Marjana dhe familja e saj kanë jetuar në një banesë me qera sepse kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ju kishte premtuar se familja e parë që do të ndihmohej do ishte familja Begu, por ky ishte një premtim bosh sepse nuk kanë marë asnjë përgjigje pas shumë letrave që i ka dërguar.
Por një nisëm e ndërmarrë nga EKO Mendje shtëpia filloi sot rregullimin e saj dhe kesaj nisme ju bashkuan shumë persona të shoqerisë civile.