Gjenocidi i Srebrenicës, Rama flet si kreu i OSBE: Një tragjedi që rëndon edhe sot, të mësojmë nga ajo që ndodhi

Publikuar tek: politike, më 17:15 11-07-2020 Gjenocidi i Srebrenicës, Rama flet si kreu i OSBE: Një tragjedi që rëndon edhe sot, të mësojmë nga ajo që ndodhi Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në cilësinë e kreut të OSBE-së duke përkujtuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës në 1995.

Rama deklaroi se kjo është një tragjedi që rëndon edhe sot mbi shpirtin tonë, duke u shprehur se përgjegjësia është e atyre që i kanë kryer këto krime.

Gjithashtu Rama u shpreh se shoqëritë janë fajtore nëse nk kujtojnë dhe mësojnë nga ajo që ndodhi në Srebrenicë.

“Shkalla dhe egërsia e këtij gjenocidi është një tragjedi që rëndon sot mbi shpirtin tonë, edhe 25 vite më vonë. Unë shpreh respektin ndaj viktimave që u vranë pa mëshirë dhe ofroj ngushëllimet e mia të thella për familjet e atyre që humbën jetën. Rishkrimi me qëllimin e keq i historisë mund të çojë në të njëjtat gabime dhe krime që po bëhen përsëri. Gjyqtarët lokalë dhe ndërkombëtarë kanë dokumentuar atë që ndodhi në Srebrenicë dhe rrethinat e saj në vitin 1995. Kjo nënvizon domosdoshmërinë e dhënies së drejtësisë. Mosndëshkimi nuk është opsion”, tha ai.

“Ne gjithmonë themi se Srebrenica nuk duhet të përsëritet kurrë, por vetëm disa vite më vonë pati një konflikt shkatërrues në Kosovë. Përgjegjësia për krimet u takon atyre që i kanë kryer. Por, shoqëritë janë gjithashtu fajtore nëse ato nuk kujtojnë dhe nuk mësojnë nga leksionet e asaj që ndodhi në Srebrenicë”,- përfundoi ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098340511322021
array(1) { ["section"]=> string(116) "gjenocidi-i-srebrenices-rama-flet-si-kreu-i-osbe-nje-tragjedi-qe-rendon-edhe-sot-te-mesojme-nga-ajo-qe-ndodhi-213557" }