Gjërat e mëdha vijnë nga të voglat, Java e Modës në Paris sjell në pasarelë modelet xhuxhe

Publikuar tek: bota, më 15:16 27-09-2017 Gjërat e mëdha vijnë nga të voglat, Java e Modës në Paris sjell në pasarelë modelet xhuxhe

Java e Modës në Paris ka ngjitur në pasarelë modele me gjatësi të kufizuar, duke dashur të thotë se gjërat e mëdha vijnë nga të voglat.

Në fakt kjo lloj sfilate është kthyer tashmë në një traditë në Paris që nga viti 2014, ku u zhvillua dhe shfaqja e parë, shkruan The Sun, raporton newsbomb.al.

Fotot e modeleve të publikuara janë me dhe pa make up, që sipas dizejnatorëve të modës ka si qëllim të sjellin përsëri thelbin e modës që shkon “përtej kritereve fizike”.

Stilistja franceze Myriam Chalek ishte ideatorja e parë për një shfaqje të tillë. Chalek kishte parë një grua xhuxhe, e cila po zgjidhte rroba për fëmijë nga kompania e saj dhe në atë moment i lindi ideja për të organizuar shfaqje me femra të tilla që kanë kritere të kufizuara në gjatësi. 

nintchdbpict000356377706.jpg

nintchdbpict000356246336.jpg

nintchdbpict000356378268.jpg

nintchdbpict000356247041.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0108962059021
array(1) { ["section"]=> string(95) "gjerat-e-medha-vijne-nga-te-voglat-java-e-modes-ne-paris-sjell-ne-pasarele-modelet-xhuxhe-93884" }