Gjermani/ Sigurimet paguan 100 milionë euro dëmshpërblim për biçikletat e vjedhura

Publikuar tek: bota, më 21:00 12-07-2015 Gjermani/ Sigurimet paguan 100 milionë euro dëmshpërblim për biçikletat e vjedhura

Kompanitë gjermane të sigurimeve paguan gjatë vitit 2014 të paktën 100 milionë euro (112 milionë dollarë) për biçikletat e vjedhura, thënë ndryshe 10 për qind më shumë sesa në vitin 2013, sipas gazetës gjermane ”Die Welt”.

“Humbja për palën e tretë të dëmtuar është mesatarisht 490 euro për rast”, tha ”Die Welt”, që citon Alexander Kuesel, menaxher në Federatën Gjermane të Sigurimeve (GDV), transmeton Atsh.

”Gjatë vitit 2014 u raportuan 210 000 biçikleta të vjedhura, që ishin të siguruara. Kjo përbën shifrën rekord të pesë viteve të fundit”, thotë gazeta.

Por, numri i përgjithshëm i biçikletave të vjedhura në 2014, sipas policisë, ishte 340 000.

”Vjedhja e biçikletave është një krim në masë”, tha president i Shoqatës Gjermane të Biçikletave (ADFC), Ulrich Syberg.

Ndërkohë, politikanët këshillojnë pronarët e biçikletave që të ruajnë më mirë pasurinë e tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.091720819473267
array(1) { ["section"]=> string(87) "gjermani-sigurimet-paguan-100-milione-euro-demshperblim-per-bicikletat-e-vjedhura-16007" }