Pak ditë më parë Gjermania dhuroi 200 palë këpucë për efektivët e RENEA-s, veprim ky që u përgëzua, por që nxorri në pah dhe një herë gjendjen në të cilën ndodhet policia jonë. Kjo dhuratë e Gjermanisë solli debate të dhe reagime të shumta në spektrin social-politik në vend.
Kreu i Sindikatë së Punonjësve të Policisë, Sadedin Fishta në një intervistë për RTV Ora ka treguar se ka pasur vonesa në lidhje me pajisjen e elektivëve me veshmbathje, duke i detyruar këto të fundit ta blejnë uniformën vetë.
Fishta ka vijuar duke treguar se dy deputetë kanë kallëzuar penalisht Ministrinë e Mbrojtjes për abuzimin me tenderat e veshmbathjeve për Policinë, duke e zvarritur edhe më shumë këtë proces.
Fishta: Në fundin e vitit 2019 përfundoi tenderi i veshmbathjeve, pavarësisht se dy deputetë në maj të këtij viti bënë padi në SPAK në lidhje me padinë për tenderin, për shkak të ndryshimeve që pati nga faza e parë në atë të tenderit përfundimtar që u ul numri i artikujve që kërkoheshin në raport me tenderin e parë. Tenderi u bllokua për shkak të padisë penale që u adresua ndaj Ministrisë së Brendshme, këtu nisin dhe vonesat e furnizimeve me veshmbathje të punonjsve të policisë.
Sot e kësaj dite një pjesë e mirë e punonjësve të policisë i blejnë vetë veshmbathjen se akoma nuk ka filluar shpërndarja e uniformave për ta. Në kuadrin e kësaj janë edhe Forcat Speciale, që janë pa uniforma.