Gjermania do kthejë 100 mijë shqiptarët azilantë me aeroplan ushtarak

Publikuar tek: bota, më 10:38 21-10-2015 Gjermania do kthejë 100 mijë shqiptarët azilantë me aeroplan ushtarak

Qeveria gjermane ka miratuar një sërë masash për përshpejtimin e kthimit të azilkërkuesve në vendet e tyre të origjinës.

Siç ka bërë të ditur “Bild Zeitung” në botimin e së mërkures, duke cituar burime të sigurta të Qeverisë së Gjermanisë, bashkëpunëtorët e Kancelares Merkel kanë njoftuar se Qeveria Federale është duke planifikuar, ndër të tjera përveç fluturimeve të planifikuara të linjave të rregullta edhe përdorimin e avionëve ushtarakë gjerman “Transall” dhe pilotët e Bundesëehrit për deportimet e azilkërkuesve nga Gjermania.

Është bërë e ditur që azilkërkuesve nuk do t’ju njoftohet fare koha e kthimit, përkatësisht dëbimit në mënyrë këta të mos ikin nga vendbanimet e tyre. Përveç kësaj, kriteret tolerancës që në gjermani njiihen edhe si “DulDung” do të rishikohen dhe do të bëhen më rigoroze. Procesi i deritanishëm i deportimit nuk ka shkuar siç duhet ndaj dhe do të ndërmerr masa për kthim masiv të- sidomos 100.000 shqiptarëve nga Shqipëria e Kosova në këto vende por edhe azilkërkuesve tjerë nga Ballkani perëndimor raporton Gazeta Blic, cituar sot nga Expres.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11974692344666
array(1) { ["section"]=> string(75) "gjermania-do-ktheje-100-mije-shqiptaret-azilante-me-aeroplan-ushtarak-23624" }