Gjermania jep leksione demokracie, Schultz i premton mbështetje Merkelit për një Europë të fortë

Publikuar tek: bota, më 17:53 07-12-2017 Gjermania jep leksione demokracie, Schultz i premton mbështetje Merkelit për një Europë të fortë

Gara zgjedhore e pa humbës kanidatin e SPD Martin Schultz përballë Angela Merkel, por kjo nuk do të thotë se ata të dy janë armiq, por përkundrazi.

Edhe një herë nga Gjermania vijnë shembujt më pozitiv të funksionimit të demokracisë, kur në kulimin krizës politike, Schultz i ka bërë thirrje partisë së tij që të nisë negociatat me Merkel për të formuar qeverinë.

 “Një SPD e fortë është e nevojshme për ta bërë Gjermaninë të fortë dhe një Gjermani e fortë është e nevojshme për ta bërë Evropën të forte. Ne nuk duhet të qeverisim me çdo kusht”,- u shpreh Schulz.

Kjo deklaratë e bujshme e Shcultz vjen vetëm pak ditë pasi kur në Gjermani kriza poltike kishte arritur kulmin dhe po përflitej për zgjedhje të parakohëshme.

Por kjo deklaratë e liderit të SPD i ka qetësuar ujërat dhe me shumë mundësi edhe në 4 vitet e ardhshme do të kemi një bashkëqeverisje CDU-SPD në Gjermani. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093050003051758
array(1) { ["section"]=> string(102) "gjermania-jep-leksione-demokracie-schultz-i-premton-mbeshtetje-merkelit-per-nje-europe-te-forte-102307" }