Gjermania ka përgjuar Francën dhe KE për llogari të SHBA

Publikuar tek: bota, më 15:50 30-04-2015 Gjermania ka përgjuar Francën dhe KE për llogari të SHBA

Gazeta gjermane Sueddeutsche Zeitung ka publikuar sot të dhënat që sipas saj konfirmojnë përgjimin që Gjermania i ka bërë Francës dhe Komisionit Europian.

Sipas gazetës, Berlini ka përgjuar zyrtarë të Presidencës dhe Ministrisë së Jashtme franceze për llogari të Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës Amerikane (NSA), në bazë të marrëveshjes së firmosur në vitin 2002.

Gazeta nuk sqaron se kur dhe për sa kohë shërbimet franceze dhe të KE-së kanë qenë nën përgjimin e autoriteteve gjermane. Përgjimi i telefonatave është kryer nga stacioni i spiunazhit BND’s BAD Aibling në Bavari.

Ende nuk ka asnjë reagim nga Parisi apo Komisioni Europian për këtë çështje, megjithatë pritet që kjo ngjarje të mos kalojë në heshtje, kur ishte vetë Gjermania ajo që u përfshi në një konflikt të hapur diplomatik vitin e kaluar pas publikimit të të dhënave se NSA kishte përgjuar celularin e kancelares Angela Merkel. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011101961135864
array(1) { ["section"]=> string(62) "gjermania-ka-pergjuar-francen-dhe-ke-per-llogari-te-shba-10088" }