Gjermania kërkon punonjës që i mungojnë tregut, gati ligjin e ri

Publikuar tek: bota, më 12:56 23-08-2018 Gjermania kërkon punonjës që i mungojnë tregut, gati ligjin e ri

Një ligj i ri pritet të dalë për migracionin në Gjermani. Papunësia e ulët dhe popullsia në plakje e vendit po ua bën të vështirë sipërmarrjeve, që të gjejnë punonjës të kualifikuar për vendet vakante të punës.

Edhe punësimi i shtetasve të BE-së nuk do të ishte i mjaftueshëm.

Për këtë arsye shteti gjerman do të gjejë fuqi punëtore të kualifikuar nga vendet e treta që plotësojnë kushtet.

Projektligji i formuluar tashmë, pritet t’i dorëzohet kabinetit të kancelares Angela Merkel në fund të muajit.

Me insistimin e ministrit të Brendshëm, Horst Seehofer synohet që të evitohet një “migrim në sistemet e sigurimit social”.

Gjermani do të përdorë një sistem tjetër, ndryshe nga ai me pike që përdor Anglia, Kanadaja etj, ku do të ketë një sërë etapash në të cilin vlerësohen kryesisht arsimimi, gjendja financiare, njohuritë e gjuhës dhe aftësitë për në tregun e punës. Në draftin aktual rekomandohet, që njerëzit të përzgjidhen mbi bazën e këtyre kritereve dhe jo me sistem pikësh.

Për njerëzit me nivel të lartë arsimimi Gjermania ka një ndër ligjet më të thjeshta të migracionit në mbarë botën. Njerëzve me kualifikim të nivelit të lartë Gjermania u jep një vizë edhe nëse nuk e kanë një vend konkret pune.

Ajo që i mungon Gjermanisë, janë njerëzit me kualifikim të ashtuquajtur të nivelit të mesëm: infermierë, kujdestarë, ndihmës në kopshtet e fëmijëve dhe profesionistë si elektriçistë apo marangozë. Për të gjitha këto zanate duhet të ketë një kualifikim të zyrtarizuar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas një viti mungesë, rishfaqet lideri i ISIS, del audio e re e  tij
E TMERRSHME/ Përplasja e bandave të drogës, gjenden 8 trupa të vrarë në qytetin turistik »
Article Logic
Execution time: 0.011590957641602
array(1) { ["section"]=> string(70) "gjermania-kerkon-punonjes-qe-i-mungojne-tregut-gati-ligjin-e-ri-131927" }