Kabineti gjerman ditën e sotme ka paralajmëruar që mos të lejohen udhëtimet ndërkombëtare, të paktën deri më 14 qershor.
Sipas 'DW Germany' Ministri i Jashtëm, Heiko Maas në një konferencë për shtyp tha se Gjermania po bashkëpunon me vendet e tjera fqinje evropiane për këtë çështje.
“Shpresojmë se nuk do të jetë e nevojshme që vendimin për të mos lejuar udhëtimet ndërkombëtare ta shtyjmë përtej 14 qershorit. Megjithatë, nuk mund ta marrim këtë vendim për momentin", tha Maas.
Ministri i Jashtëm tha se Gjermania kishte riatdhesuar 240,000 persona nga e gjithë bota në Gjermani në katër javët e fundit, duke shtuar: Ne nuk do të vrapojmë për të atdhesuar të tjerë këtë verë.