Gjermania mban 'nën kontroll' virusin, vendi i 5-të më i prekur nga COVID-19, por me pak viktima

Publikuar tek: bota, më 19:43 26-03-2020 Gjermania mban 'nën kontroll' virusin, vendi i 5-të më i prekur nga COVID-19, por me pak viktima

Gjermania është vendi i pestë më i prekur nga koronavirusi në botë, me 43.646 të infektuar (+6323 raste), por numri i viktimave në raport me numrin e të prekurve është relativisht i ulët.

Mesa duket vendi lider i Evropës, edhe pse i prekur, deri më tani e ka "nën kontroll" situatën. Në 24 orët e fundit në Gjermani janë shënuar vetëm 33 viktima, ndërsa në total numërohen 239.

Ky raport është tejet pozitiv po të krahasohet me Kinën, Italinë, SHBA apo Spanjën, të cilët numërojnë mijëra viktima. Të shëruar në Gjermani janë 5673, ndërsa janë vetëm 23 në gjendje kritike për jetën.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011271953582764
array(1) { ["section"]=> string(99) "gjermania-mban-nen-kontroll-virusin-vendi-i-5-te-me-i-prekur-nga-covid-19-por-me-pak-viktima-200199" }