Qytetarët gjermanë që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe refuzojnë karantinën do të mbahen m detyrim në qendrat e paraburgimit.
Ky është vendimi i fundit i marrë nga shteti lindor i Saksonisë në Gjermani, pasi numri it ë infektuarve në këtë rajon ka qenë shumë i madh dhe spitalet kanë qenë të tejmbushur.
Edhe shteti i Baden-Ëürttemberg në Gjermaninë jug-perëndimore do të përdorë dy dhoma spitali për të ndaluar shkelësit e karantinës, me policinë që do të jetë në ruajtje të tyre.
Ende nuk ka një numër të saktë të personave që refuzojnë të karantinohen pasi janë infektuar, ndërsa disa shtete kanë deklaruar se nuk do të krijojnë ambiente të tilla për shkak se numri i qytetarëve që kanë shkelur karantinën është shumë i vogël.