Gjermania ndihmon financiarisht Kongon në luftën kundër virusit Ebola

Publikuar tek: bota, më 05:47 16-08-2018 Gjermania ndihmon financiarisht Kongon në luftën kundër virusit Ebola

Gjermania do të rrisë ndihmën e saj për shtetin e Kongos, me qëllim të trajtimit të virusit të Ebolës.

 

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka thënë se do t’i jap 3 milionë dollarë shtesë Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i kujdesshëm ndaj virusit të Ebolës”, tha ministri Spahn.

Paratë do të shkojnë në fondin për emergjenca të OBSH-së, që përdoret për masa të shpejta kundër virusit.

Ebola shpërtheu në Kongon lindore në fund të korrikut, pak ditë pasi u zbulua se virusi ishte përhapur po ashtu edhe në perëndim të vendit. Gjermania, më herët gjatë këtij viti i ka dhuruar OBSH-së 5 milionë dollarë për të luftuar virusin e Ebolës, shkruan Rel, transmeton newwsbomb.al.

Ebola është një sëmundje infektuese dhe shkakton ethe, gjakderdhje të brendshme, që mund të çojnë në vdekje.

Një epidemi e madhe e Ebolës kishte shpërthyer më 2014 dhe 2015 në Liberi, Guinea dhe Siera Leone, ku nga ky virus humbën jetën më shumë se 11 mijë persona.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014005899429321
array(1) { ["section"]=> string(76) "gjermania-ndihmon-financiarisht-kongon-ne-luften-kunder-virusit-ebola-131245" }