Gjermania në krah të Joe Biden: Rizgjedhja e Donald Trump është e rrezikshme

Publikuar tek: bota, më 22:15 29-09-2020 Gjermania në krah të Joe Biden: Rizgjedhja e Donald Trump është e rrezikshme

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Gjerman Norbert Röttgen, u shpreh se rizgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-ve është e rrezikshme.

“Administrata e tanishme e SHBA udhëhiqet nga një logjikë e ndëshkimit kur dikush kundërshton. Asnjë partneritet nuk mund të ndërtohet mbi këto baza. Shtetet e Bashkuara do të shohin aftësinë e tyre për të marrë një rol udhëheqës ndërkombëtar duke u zbehur edhe më shumë.

Një vend i ndarë dhe i helmuar brenda në një moment do të humbasë aftësinë e tij për të drejtuar punët e jashtme, kështu që ne do të shohim se si Amerika do të vazhdojë të tërhiqet nga politika ndërkombëtare, duke krijuar një vakum pushteti që të tjerët do të jenë të lumtur ta plotësojnë” tha ai.

Rottgen tha se përvoja e Gjermanisë me administratën Trump deri më tani ka lënë pak shpresë për të gjetur gjuhë të përbashkët nëse ai rizgjidhet, ndërsa shtoi se fitorja e joe Biden do të ishte një fillim i ri.

“Nëse Joe Biden fiton, unë do të prisja që qeveria e tij të kthehej në një partneritet të bazuar në të menduarit racional dhe bashkëpunimin” tha Röttgen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010012865066528
array(1) { ["section"]=> string(82) "gjermania-ne-krah-te-joe-biden-rizgjedhja-e-donald-trump-eshte-e-rrezikshme-222167" }