Gjermania paralajmëron Londrën: “Brexit”, rindez konfliktin në Irlandën e Veriut

Publikuar tek: bota, më 17:22 12-05-2016 Gjermania paralajmëron Londrën: “Brexit”, rindez konfliktin në Irlandën e Veriut

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier paralajmëroi kundër një rifillimi të mundshëm të konfliktit në Irlandën e Veriut në rast të një Brexit-i pasi ky largim do të ngrinte sërish një kufi midis Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut.

”Nëse Britania e Madhe do të largohej nga Bashkimi Evropian, atëherë BE-ja nuk do të ishte me një grupim prej 28 anëtarësh, por një më pak”, u shpreh gjatë një debati mbi të ardhmen e Evropës, kreu i diplomacisë gjermane, duke hedhur dyshime mbi aktivizimin e dinamikave të reja të rrezikshme.

Steinmeier mori si shembull Irlandën e Veriut, duke u bazuar mbi deklaratat e një përfaqësuesi të Republikës së Irlandës, sipas së cilit situata është zbutur për shkak të mungesës së kufijve midis Ulsterit dhe Irlandës.

“Që nga momenti kur Britania e Madhe do të largohet nga BE-ja, atëhetë ne do të përballemi me një kufi ndarës midis Irlandës dhe Irlandës së Veriut, dhe kjo ka së paku potencialin për të rindezur konfliktin tashmë plotësisht i qetë”, pohoi Steinmeier.

“Kjo është një prej dinamikave më të reja që mund të shkaktohet nga Brexit-i”, shtoi ai.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012254953384399
array(1) { ["section"]=> string(82) "gjermania-paralajmeron-londren-brexit-rindez-konfliktin-ne-irlanden-e-veriut-40261" }