Gjermania refuzon që foshnja shqiptare të mbajë emrin “Krefelda”

Publikuar tek: bota, më 21:40 28-03-2017 Gjermania refuzon që foshnja shqiptare të mbajë emrin “Krefelda” Foto ilustruese nga Web-i

Gëzimi i prindërve për gjetjen origjinale të emrit të vajzës së tyre të porsalindur “Krefelda” (sipas qytetit të lindjes, Krefeld) nuk ka zgjatur shumë.

Siç kanë njoftuar shumë media gjermane javën e kaluar dhe siç ka përcjellë edhe Albinfo.ch, çifti i ri shqiptar nga Kosova kishte vendosur ta pagëzonte foshnjën me emrin e qytetit i cili e kishte pritur aq mirë familjen e re.

Por sot autoritetet e qytetit Krefeld kanë njoftuar se një emër i tillë nuk lejohet, bazuar në të drejtën e emrit. Për këtë arsye, zyra civile e qytetit ka hedhur poshtë këtë vendim të çiftit shqiptar. Pas këtij refuzimi, prindërit janë pajtuar me emrin e ri, Elda për foshnjën e tyre.

Foshnja me prindër nga Kosova ka marrë emrin e qytetit në të cilin është lindur, Krefeld. Duke ia shtuar një -a, Krefelda e kanë pagëzuar prindërit refugjatë vajzën e tyre pasi që emri i qytetit është në gjininë mashkullore. Se si do të ndjehet me këtë emër Krefelda e vogël kur të rritet, pak ka rëndësi.

Krefelda është lindur në klinikën Helios Krefeld. Në momentin e lindjes ka peshuar 4630 gramë dhe ka qenë e gjatë 53 centimetra.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091209411621094
array(1) { ["section"]=> string(68) "gjermania-refuzon-qe-foshnja-shqiptare-te-mbaje-emrin-krefelda-73421" }