Gjermania rrit numrin e azilantëve të dëbuar

Publikuar tek: bota, më 21:55 12-09-2017 Gjermania rrit numrin e azilantëve të dëbuar

Sërish një aeroplan me azilkërkues afganë të refuzuar, niset drejt Kabulit nga Aeroporti i Dyseldorfit. Me sa duket, ky është një aeroplan i posaçëm që përdoret për riatdhesime, sepse në Aeroport nuk ka lidhje fluturimi me kryeqytetin afgan.

Sipas këshillit të refugjatëve të landit Renani-Vestfali, këtë kthim në grup e kanë përgatitur disa lande. 12 afganë janë nga Renani-Vestfalia, gjashtë nga Bavaria dhe një nga Hamburgu. Ky është kthimi i parë në Afganistan, pas atentatit tragjik me bombë në maj 2017, në afërsi me Ambasadën gjermane, ku humbën jetën 150 vetë e qindra të tjerë u plagosën.

Pas sulmit terrorist, federata dhe landet e kufizuan dëbimin vetëm për kriminelët, rrezikuesit islamistë, për të cilët autoritetet dyshojnë se përgatisin akte terroriste, dhe ata që “mohojnë me këmbëngulje sqarimin e identitetit”.

Organizatat humanitare janë kritike, sepse situata në Afganistan është mjaft e rrezikshme. Opozita dhe kritikët i quajnë dëbimet si një manovër në kohë fushate zgjedhore, shkruan DW. Kreu i organizatës “Pro Asyl”, Günter Burkhardt, është shprehur se “synohet të jepet një sinjal vendosmërie para fushatës me qëllim që të merren vota në elektoratin armiqësor ndaj të huajve.” Burkhardt akuzoi ministrin e Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, se e injoron tërësisht gjendjen në Afganistan.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ankth në Barcelonë, neutralizohet kamioni i dyshimtë pranë katedrales
Alarm për sulm të dytë terrorist në Barcelonë? Evakuuohet kisha e famshme »
Article Logic
Execution time: 0.0093309879302979
array(1) { ["section"]=> string(50) "gjermania-rrit-numrin-e-azilanteve-te-debuar-92135" }