Gjermania vendi i mundësive të shumta, rekord vendesh të lira pune

Publikuar tek: ekonomi, më 10:21 09-08-2017 Gjermania vendi i mundësive të shumta, rekord vendesh të lira pune

Gjermania vendi i mundësive të shumta për t’u punësuar.

Sipas një raporti të botuar nga Instituti për Hulumtime të Punësimit (IAB), gjatë tremujorit të dytë të vitit 2017 ka patur rreth 1,1 milionë pozicione të lira në mbarë vendin, numri më i madh i vendeve të punës të regjistruara që nga bashkimi Gjerman në 1990.

Të dhënat kanë treguar një rritje të pozicioneve të lira në 35 000,  krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe një rritje prej 114 000 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Instituti është mbështetur në një studim të rregullt të bizneseve gjermane për nxjerrjen e shifrave të sakta.

Prodhimi gjerman ka reflektuar 124 000 vende të lira pune gjatë tremujorit të dytë, duke e rritur numrin në 6 000  çdo tremujor dhe 24 000 nga viti në vit.

Gjithashtu, sektori i ndërtimit është përpjekur të plotësojë pozicionet me 101 000 vende të lira pune gjatë periudhës prill-qershor, një rritje tremujore prej 13 000 vende pune.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12080001831055
array(1) { ["section"]=> string(70) "gjermania-vendi-i-mundesive-te-shumta-rekod-vendesh-te-lira-pune-88623" }