Gjermeni shpërndan 100 leje legalizimi në fshatrat e Lushnjes

Publikuar tek: ekonomi, më 15:45 26-12-2016 Gjermeni shpërndan 100 leje legalizimi në fshatrat e Lushnjes

Edhe në prag festash, Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, bashkë  me përfaqësues të Drejtorisë së ALUIZNI-t dhe pushtetit vendor kanë shpërndarë 100 leje legalizimi sot në dy fshatrat  e Lushnjes, Zhelizhan dhe Mazhaj.

Ministrja u shpreh se shumë prej familjeve prisnin të bëheshin pronarë të banesave të tyre prej 10 vitesh. Ndërkohë që Drejtoria e ALUIZNI Lushnje në një vit ka mundur të përfundojë proçesin e legalizimit për 1.400 familje ose pesë herë më shumë krahasuar me 394 leje të dhëna në 8 vitet e qeverisjes së mëparshme.

“Sot njëqind mijë familje që jetojnë në zonat informale gëzojnë pronat e tyre të ligjshme falë një procesi falas, transparent dhe të pakorruptuar”-tha Gjermeni.
Ajo theksoi se premtimi për vitin 2017 
është përfundimi i  proçesit të legalizimeve në pjesën më të madhe të zonave informale masive.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.043370008468628
array(1) { ["section"]=> string(67) "gjermeni-shperndan-100-leje-legalizimi-ne-fshatrat-e-lushnjes-63812" }