Gjest i admirueshëm në kohë të vështira: Bukë falas nëpër Tiranë, për të gjithë njerëzit në nevojë (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:05 25-03-2020 Gjest i admirueshëm në kohë të vështira: Bukë falas nëpër Tiranë, për të gjithë njerëzit në nevojë (FOTO)

Solidariteti është një nga virtytet më të vlefshme në këto ditë të errëta që po kalon e gjithë bota.

Gjest human dhe i veçantë vjen nga shoqata 'Reago', e cila ka filluar sot një fushatë në ndihmë të njerëzve në nevojë, në këtë situatë të rëndë e krijuar si pasojë e koronavirusit.

Misioni i kësaj organizate është të shpërndajë bukë falas çdo ditë për qytetarët në nevojë. Shoqata 'Reago' edhe më herët ka patur si objektiv ndihmesën e shtresave në nevojë.

"Sot filluam fushatën tonë duke shpërndarë 200 bukë nëpër Tiranë për njerëzit në nevojë. Nesër akoma dhe më shumë, dhe do të arrijmë të shpërndajmë më mijëra bukë në ditë për ata që nuk kanë të hanë", thotë për Neësbomb kryetari i kësaj shoqate, Leonard Dedej.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084750652313232
array(1) { ["section"]=> string(108) "gjest-i-admirueshem-ne-kohe-te-veshtira-buke-falas-neper-tirane-per-te-gjithe-njerezit-ne-nevoje-foto-200090" }