GJEST I MADH/ Ky është bilioneri që do shlyejë kreditë e 430 studentëve (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 14:08 20-05-2019 GJEST I MADH/ Ky është bilioneri që do shlyejë kreditë e 430 studentëve (VIDEO)

Bilioneri Robert F. Smith ka bërë një fjalim i cili do të mbahet mend gjatë nga studentët.

Në ceremoninë e diplomimit të Morehouse College në Amerikë, bilioneri amerikan tha se do të paguajë të gjitha kreditë e 430 studentëve që u diplomuan.  ‘Familja ime ka 8 breza në këtë shtet dhe ndihem i detyruar t’i hedh karburant autobusit tuaj të jetës...

Për klasën e vitit 2019 do kujdesem unë. Familja ime do të zhdukë kreditë që keni marë,’ tha bilioneri i cili u duartrokit fort nga studentet dhe publiku i pranishëm.

Sipas CNN, shuma që bilioneri do të duhet të paguajë është 40 milion dollarë dhe me siguri që këtë akt maturantët e 2019-ës do ta kujtojnë për shumë kohë.

Sistemi akademik në Amerikë i detyron qindra studentë të marrin kredi për të mbuluar shpenzimet e studimeve.

Këto akte bamirësie janë ato që na duhen më shumë çdo ditë.

60963224_294841964727529_4211634145794719744_n.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069489479064941
array(1) { ["section"]=> string(83) "gjest-i-madh-ky-eshte-bilioneri-qe-do-shlyeje-kredite-e-430-studenteve-video-164989" }