Gjesti FISNIK i mjekut fierak, i rikonstrukton totalisht shtëpinë e rrënuar familjes në nevojë

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:15 31-12-2020 Gjesti FISNIK i mjekut fierak, i rikonstrukton totalisht shtëpinë e rrënuar familjes në nevojë

Mjeku fierak Roel Zoga është bërë i njohur për opinionin pubik kur dy vite më parë me lekët e rrogës rregulloi pavionin e Patologjisë. Sapo merrte rrogën nga administrata, menjëherë rregullonte një nga dhomat e katit të tretë të spitalit të Fierit.

Për disa vite me radhë mjeku fisnik Roel Zoga shpenzoi paratë e rrogës derisa rregulloi plotësisht katin e tretë të godinës së spitalit, dhomat e pacientëve, banjot, mensën e ngrënies, dhomën e mjekut roje etj.

Neurologu Roel Zoga e bëri me pasion dhe për median atëherë deklaroi se nuk e konceptonte që të mos kishte gjithcka në rregull në vendin e tij të punës.

Sot, Roel Zoga, ka bërë një tjetër veprim fisnik. Sapo ka dëgjuar për rastin e një familje në nevojë në qytetin e Fierit, që jetonte në një shtëpi të rrënuar, mjeku ka blerë ushqime dhe ka mundësuar rikonstruksionin total të saj.

Nga një shtëpi me lagështirë, tavane të rrëzuara dhe pa dyer e dritare, shtëpia e Meleq Seferit nga Kallmi i Madh ka sot një tjetër pamje, është totalisht e rikonstruktuar, shkruan newsbomb.al.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta nuk humb kohë, dekreton Sonila Bejtjen si gjyqtaren e shtatë në Gjykatën Kushtetuese
»
Article Logic
Execution time: 0.011527061462402
array(1) { ["section"]=> string(100) "gjesti-fisnik-i-mjekut-fierak-i-rikonstrukton-totalisht-shtepine-e-rrenuar-familjes-ne-nevoje-233323" }