Gjesti FISNIK i të riut, lule në vendin ku u shua dje e gjithë familja: Të Zotit jemi dhe te ai do kthehemi…

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:48 17-06-2019 Gjesti FISNIK i të riut, lule në vendin ku u shua dje e gjithë familja: Të Zotit jemi dhe te ai do kthehemi…

Ditën e djeshme, ndodhi një aksident në rreth-rrotullimin e autostradës Tiranë- Elbasan, ku mbetën të vdekur 3 anëtarët e një familjeje ndërsa një nga vajzat është në vdekje klinike.

Anëtarët  e familjes Bibaj me origjinë nga Mirdita që mbetën të vdekur nga aksidenti tragjik në Tiranë, janë; Bardhok, Valentina dhe Florida Biba, ndërsa në reaminacion ndodhet Xhuljana.

Klevi Pojana, një i ri i LRI ka bërë një gjest fisnik paraditen e sotme duke vendosur disa lule në vendin e mortit.

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi!

Ndalova një moment sot për të lënë disa lule në vendin ku disa orë më parë, gëzimi u kthye në mort për familjen Biba!

Në fakt, ka që nga mëngjesi i së dielës që zemra e çdo shqiptari është pikëlluar dhe e ka përjetuar këtë tragjedi me dhimbje!

Zotit i lutem që ti mëshiroj ata që humbën jetën dhe ti jap shërim të lënduarve!

Të tilla ngjarje të rënda, shërbejnë si një kujtesë për të gjithë, se mjafton një moment pakujdesie dhe gjithçka mund të ndryshojë!

Është ndoshta një moment që duhet të na bëj të reflektojmë.

Nxitimi, alkooli, pakujdesia e shpejtësia nuk duhet të jenë kurrë bashkëudhëtar me ne gjatë vozitjes!

Dashuria për ata që duam e që na duan duhet të na ruaj mendjen dhe të na bëj ta vlerësojmë siç duhet jetën!

Kujdesi nuk është kurrë i tepërt!”, shkruan Pojana.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032112121582031
array(1) { ["section"]=> string(112) "gjesti-fisnik-i-te-riut-lule-ne-vendin-ku-u-shua-dje-e-gjithe-familja-te-zotit-jemi-dhe-te-ai-do-kthehemi-168559" }