‘Gjesti human i mjekëve tanë ka zënë faqet kryesore përtej Adriatikut’, Spiropali u përgjigjet sulmeve: Pyka të tilla historia i ka qeshur dhe koha i ka flakur (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 16:55 29-03-2020 ‘Gjesti human i mjekëve tanë ka zënë faqet kryesore përtej Adriatikut’, Spiropali u përgjigjet sulmeve: Pyka të tilla historia i ka qeshur dhe koha i ka flakur (VIDEO) Foto nga videoja e publikuar nga Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reagur në lidhje me dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali për të luftuar koronavirusin dhe për këtë lajm thotë se ka zënë faqet kryesore të medieve fqinje dhe ka shkaktuar entuziazëm në të gjitha nivelet e shoqërisë italiane.

“Ky akt i autoriteve shqiptare dhe ky gjest human i mjekëve tanë, na përbashkon, shqiptarë dhe italianë, në një ndjenjë mallëngjyese solidariteti mes dy vendeve dhe dy popujve që ndajnë shumë histori nga më të dhimbshmet. Italianët na janë gjendur si askush tjetër në kohët më të vështira, kur shqiptarët kërkonin strehë larg pushtimit, poshtërimit apo varfërisë, por edhe sot kur duam t'i bashkohemi institucionalisht Evropës së bashkuar”, shkruan ndër të tjera Spiropali.

Më tej Spiropali u është përgjigjur të gjithë kritikëve që sulmuan kryeministrin Edi Rama për këtë vendim, ku thotë se “ka patur gjithmonë Shqipëria pyka të tilla që historia i ka qeshur dhe koha i ka flakur”.

Postimi i Spiropalit:

Mbërritja e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali për të luftuar kundër Covid-19, ka zënë sot faqet kryesore të mediave përtej Adriatikut dhe ka shkaktuar një reagim entuziast në të gjitha nivelet e shoqërisë italiane.

Conte dhe Di Maio kanë përcjellë fjalën e Kryeministrit Rama, dhjetra politikanë, kryetarë bashkish e autoritete të tjera, i jane bashkuar falenderimit, mjekë, gazetarë, mijëra italianë të zakonshëm që i ka zënë hall i madh në luftën me armikun e pabesë, kanë shprehur mirënjohjen e tyre me fjalë nga më të zgjedhurat.

Ky akt i autoriteve shqiptare dhe ky gjest human i mjekëve tanë, na përbashkon, shqiptarë dhe italianë, në një ndjenjë mallëngjyese solidariteti mes dy vendeve dhe dy popujve që ndajnë shumë histori nga më të dhimbshmet. Italianët na janë gjendur si askush tjetër në kohët më të vështira, kur shqiptarët kërkonin strehë larg pushtimit, poshtërimit apo varfërisë, por edhe sot kur duam t'i bashkohemi institucionalisht Evropës së bashkuar.

Ne nuk harrojmë, do t'ju gjendemi miqve tanë sot në këtë ditë të zezë, dhe kurdoherë që fati do të na sfidojë.

Në kontrast me këtë shpërthim reagimesh humane andej, capak faqezinj këtej, po sulmojnë ideatorin, kryeministrin, qeverinë, dhe këtë vendim që i ka dhënë krenari shqiptarëve kudo ku ndodhen. S'ka problem. Ka patur gjithmonë Shqipëria pyka të tilla që historia i ka qeshur dhe koha i ka flakur.

Krenare për Shqipërinë !

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.011438131332397
array(1) { ["section"]=> string(168) "gjesti-human-i-mjekeve-tane-ka-zene-faqet-kryesore-pertej-adriatikut-spiropali-u-pergjigjet-sulmeve-pyka-te-tilla-historia-i-ka-qeshur-dhe-koha-i-ka-flakur-video-200553" }