Gjesti human i Policisë së Korçës, ndihmojnë me ushqime familjen me fëmijë të sëmurë (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:55 05-04-2020 Gjesti human i Policisë së Korçës, ndihmojnë me ushqime familjen me fëmijë të sëmurë (VIDEO) Policia e Korces ndihmon familjen ne nevoje

Punonjësit e Komisariatit të Korçës ka bërë një gjest vërtet human, pasi me kontributin e tyre kanë dhuruar disa pako me ushqime për një familje në nevojë.

Familja përbëhet nga dy të moshuar dhe një fëmijë i sëmurë, dhe gjendej në kushte mjaft të vështira ekonomike, por punonjësit e policisë kanë menduar për të ndihmuar këtë familje që banon në një fshat të largët të Korçës.

Pakot e ushqimeve të dhuruara kishin vlerën e 100 mijë lekëve, që do t'i shërbejnë familjes për të kaluar këto kohë të vështira, pas situatës së krijuar nga koronavirusi.

Punonjësit e policisë u kanë premtuar ndihmë të moshuarve për çdo nevojë që të kenë, ndërsa familja i ka falenderuar shumë.

Të tilla gjeste i duhen shoqërisë shqiptare, pasi ka shumë familje në nevojë që mezi ushqehen 1 herë në ditë, sidomos në këto kohë kur është ndërprerë pothuajse gjithçka.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0091409683227539
array(1) { ["section"]=> string(96) "gjesti-human-i-policise-se-korces-ndihmojne-me-ushqime-familjen-me-femije-te-semure-video-201492" }