Gjesti human i rrobaqepëses shqiptare prek grekët, dhuron vullnetarisht qindra maska ​​në spital: Paratë nuk kanë vlerë (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:49 01-04-2020 Gjesti human i rrobaqepëses shqiptare prek grekët, dhuron vullnetarisht qindra maska ​​në spital: Paratë nuk kanë vlerë (VIDEO) Rrobaqepesja Elona

Gjesti i një rrobaqepëseje shqiptare që zotëron një punëtori të vogël në qytetin Grevena, në Greqinë veriore, ka prekur zemrat e mijëra grekëve.

Bëhet fjalë për Elona Agolin e cila vullnetarisht po prodhon maska ​​për një spital lokal, duke treguar solidaritet në një kohë që koronavirusi po rrëzon kufijtë dhe po vijon të përhapet në disa shtete.

Elona ka punuar natë e ditë për të prodhuar 600 maska, të cilat ia dhuroi mjekëve dhe stafit infermieror në Spitalin Grevena.

Në një intervistë për ERT, Agoli thotë se në këto kohë "paratë nuk janë të rëndësishme". "Në të tilla situata paratë nuk kanë vlerë. Jo se jemi të pasur por për një vend që të ka dhënë shumë duhet të japësh edhe ti çfarë të mundesh. Nuk është asgjë kjo që bëj unë, është detyra”, tha rrobaqepësja Elona.

Agoli,  e cila ka jetuar në Greqi për më shumë se njëzet vjet, thotë se spitalet nga zona të tjera në Greqi po vijojnë ta kontaktojë për ndihmë. "Unë do të ndihmoj sa të mundem", ka thënë ajo.

"Ajo që po bëj nuk është aq e rëndësishme sa mjekët, infermierët, shërbimi i ambulancës, apo kontributi që po policia dhe të gjithë këto po japin për të gjithë ne".

Pjesë nga intervista:

Gazetari: I është kërkuar nga spitalet të qepë disa maska, ajo tha se do ta bëjë falas. Ka punuar pa ndërprerje. Pse nuk kërkuat para?

Agoli: Sepse në të tilla situata paratë nuk kanë vlerë. Jo se jemi të pasur por për një vend që të ka dhënë shumë duhet të japësh edhe ti çfarë të mundesh. Nuk është asgjë kjo që bëj unë, është detyra.

Lufta është e mjekëve, policëve, zjarrfikësve.

Gazetari: Çfarë mesazhi u çon atyre?

Agoli: Të jenë mirë dhe të kenë kujdes dhe kurajo. Unë jam këtu në punën time, nuk është asgjë për mua.

Gazetari: Të kanë dhënë porosi për 600 maska…

Agoli: Po unë vazhdoj, bëj të tjera, kemi porosi edhe nga spitale të tjera, më kanë marrë nga spitali i Zakinthos, do iu dërgoj dhe atyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096809864044189
array(1) { ["section"]=> string(128) "gjesti-human-i-rrobaqepeses-shqiptare-prek-greket-dhuron-vullnetarisht-qindra-maska-ne-spital-parate-nuk-kane-vlere-video-200926" }