Gjesti human i vajzës nga Korça, bën 600 maska dhe ia dhuron spitalit në Greqi

Publikuar tek: rajon, më 07:39 29-03-2020 Gjesti human i vajzës nga Korça, bën 600 maska dhe ia dhuron spitalit në Greqi Elona Agolli, vajza qe dhuroi 600 maska per spitalin ne Greqi

Elona Agolli, vajza nga Korça që jeton prej 21 vitesh në Greqi, ka bërë një gjest mjaft human.

Ajo ka një rrobaqepsi të vetën në qytetin e Grevenës, dhe spitali i kërkoi asaj të qepte 600 maska mbrojtëse.

Elona filloi menjëherë nga puna dhe i bëri 600 maskat, duke ia dërguar spitalit.

Kur drejtuesit e spitalit e pyëtën për çmimin, ajo u shpreh se i kishte bërë falas.

Ky veprim i ka lënë pa fjalë gjithë drejtuesit dhe personelin mjekësor të spitalit, që janë emocionuar nga ky gjest.

Një nga fqinjët e Elonës ka bërë një postim ku shprehet se ndejehet shumë krenar për Elonën dhe familjen e saj.

“Elona Agolli është nga Shqipëria. Vitet e fundit ajo dhe familja e saj kanë jetuar dhe punojnë në Grevena. Shtëpitë tona janë krah për krah. Kur asaj iu kërkua ndihmë, nuk e mendoi dy herë. Këtë mëngjes ajo hapi dyqanin e saj dhe bëri 600 maska falas për nevojat tona spitalore. Në këtë periudhë të vështira për fat të mirë ekziston njerëzimi. Ndihem krenar që kam fqinjë të tillë, ndihem krenar që kam takuar një familje kaq të shkëlqyeshme! Ajo nuk donte që unë të përmend asgjë ...”, shkruan një mik i saj në “Facebook”.

I_patitulluar.jpg

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0098330974578857
array(1) { ["section"]=> string(84) "gjesti-human-i-vajzes-nga-korca-ben-600-maska-dhe-ia-dhuron-spitalit-ne-greqi-200477" }