Gjesti human në Kajavë, 20 punonjës të policisë dhurojnë gjak

Publikuar tek: aktualitet, më 15:29 09-10-2019 Gjesti human në Kajavë, 20 punonjës të policisë dhurojnë gjak

Rreth 20 punonjës të Komisariatit të Policisë së Kavajës kanë dhuruar ditën e sotme gjak për njerëzit në nevojë.

Efektivët i janë bashkuar motos “Dhuroni gjak, shpëtoni jetë!” dhe kanë bërë një gjest mjaft human.

Policia e shtetit deklaron se do jetë përherë pranë njerëzve në nevojë dhe do t’i përgjigjet çdo nisme që i shërben komunitetit dhe përmirësimit të bashkëpunimit Polici-Komunitet.

Kavajë/ Njoftimi i policisë:

Dhuroni gjak, shpëtoni jetë!

Nën këtë moto dhe në frymën e humanizmit dhe solidaritetit, Policia e Kavajës i është përgjigjur kërkesës së bërë nga Kryqi i Kuq për të dhuruar gjak në ndihmë të njerëzve në nevojë.

Rreth 20 punonjës të Komisariatit të Policisë Kavajë janë paraqitur pranë qendrës së dhurimit të gjakut, pas bërjes së analizave nën kujdesin e mjekëve të specializuar dhe Kryqit të Kuq dhe kanë dhuruar gjak për njerëzit në nevojë, një gjest që tregon se Policia nuk është vetëm në zbatim të ligjit, por është edhe sociale e humane në ndihmë të qytetarëve në nevojë.

Policia e Shtetit është dhe do jetë përherë pranë njerëzve në nevojë dhe do t’i përgjigjet çdo nisme që i shërben komunitetit dhe përmirësimit të bashkëpunimit Polici-Komunitet.

71717988_2542733552679667_4926984330745479168_o.jpg

72634489_2542733586012997_3487498386196660224_o.jpg

72310278_2542733689346320_8076841662627708928_o.jpg

72708518_2542733829346306_6510416864428949504_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025414943695068
array(1) { ["section"]=> string(67) "gjesti-human-ne-kajave-20-punonjes-te-policise-dhurojne-gjak-181392" }